Ballina Bota Toka nuk gjen qetësi, një tërmet i ri me magnitudë 5.1 ballë...

Toka nuk gjen qetësi, një tërmet i ri me magnitudë 5.1 ballë në Hatay, Turqi

Pas fatkeqësisë së shekullit që tronditi thellë 10 provinca turke, rajoni tronditet nga pasgoditjet. Në deklaratën e bërë nga AFAD thuhet se: “Një tërmet me magnitudë 5.1 ka ndodhur në Hatay, Arsuz në orën 22:47”. Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në krahinat përreth.

Sipas përcaktimeve të para një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka ndodhur në Arsuz të Hatajit.

AFAD njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.1 ka ndodhur në Arsuz të Hatajit, sipas përcaktimeve të para.

Një tërmet me magnitudë 5.1 ka ndodhur në orën 22:47 në  Arsuz të Hatajit. AFAD deklaroi se thellësia e tërmetit ishte 10.77 km.

Sipas deklaratës së Observatorit Kandilli, një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka ndodhur në Mesdhe.

Në një prononcim për korrespondentin e AA, Guvernatori i provincës Hatay, Rahmi Doğan deklaroi se nuk kanë marrë asnjë njoftim pas tërmetit dhe tha: “Nuk është raportuar asnjë ngjarje negative, përfshirë ndërtesa të dëmtuara. Ekipet tona vazhdojnë të skanojnë terrenin”.

Statistikat e fundit të tërmetit në Turqi/ Deri në orën 22.10, 16 shkurt 2023, humbjet e jetëve ishin 38,044, numri i të lënduarve 108,068, numri i objekteve të shkatërruara 6,444, ndërsa numri i objekteve të raportuara si “të dëmtuara dhe demoluara” 11,302.

@tn.lajmelokale
@tetovanews