Ballina Bota VIDEO/Tërmeti i djeshëm në Turqi, deputeti ndërpret në mënyrë të rrufeshme intervistën...

VIDEO/Tërmeti i djeshëm në Turqi, deputeti ndërpret në mënyrë të rrufeshme intervistën dhe ia “fut” vrapit

Dy tërmete të fuqishëm me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë të shkallës Rihter goditën mbrëmjen e të hënës provincën e Hatayt në Turqi.

Duke qenë se tërmetet ranë gjatë mbrëmjes, shumë prej tyre u kapën nga kamerat të cilat filmonin live në qendrat e shpërndarjes së ndihmave.

Nga kamerat u kap dhe një moment kur deputeti i partisë MHP, Lütfi Kaşıkçı, ndërpret në mënyrë të rrufeshme intervistën dhe vrapon me shpejtësi për të dalë jashtë godinës.

Si pasojë e lëkundjeve të djeshme raportohet se kanë humbur jetën 6 persona si dhe janë plagosur mbi 800 të tjerë.

Lëkundjet e djeshme krijuan frikë dhe panik tek qyetarët, duke i kthyer brenda dy javëve makthin e tërmetit shkatërrimtar të përjetuar më 6 shkurt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews