Kanë kaluar katër ditë e gjysmë që kur dy tërmetet e njëpasnjëshme bënë kërdinë në qindra kilometra katrorë të Turqisë dhe Sirisë . Pavarësisht kësaj, ekipet e shpëtimit jo vetëm që nuk heqin dorë nga përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve, por vazhdojnë të operojnë në kushte të pafavorshme.
Shpëtimi i fundit tronditës ndodhi në Antalia, ku ekipet e shpëtimit përdorën një sharrë elektrike me zinxhir për të nxjerrë një nënë dhe tre fëmijët e saj nga rrënojat e një ndërtese të lartë. Në fakt, ky shpëtim i veçantë konsiderohet si një nga më të mrekullueshëmit pasi si nëna ashtu edhe fëmijët kishin lëndime të shumta dhe dehidrim, ndërsa për transportimin e tyre u përdorën barela speciale që ndihmojnë në stabilizimin e shtyllës kurrizore.
Ata shpëtuan gjashtë anëtarë të familjes pas 102 orësh në rrënojat e Hatay.
Gjashtë personat që dolën të gjallë nga rrënojat arritën të mbijetojnë së bashku të grumbulluar në batanije në një hapësirë të vogël të mbetur brenda ndërtesës së dëmtuar, tha Murat Baygul, një punonjës kërkimi dhe shpëtimi , për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Më shumë se 23,000 të vdekur në Turqi dhe Siri
Numri i viktimave të është rritur sërish, duke kaluar gjithsej 23,000 në të dy vendet. Në Turqi, Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave njoftoi sonte se deri më tani janë konfirmuar 19.875 të vdekur nga tërmetet, ndërsa të lënduarit arrijnë në 79.717./abcnews.al/