Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë më shumë të mbijetuar nga rrënojat në Turqi.
Miray, vogëlushja 6-vjeçare, u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese 178 orë pas tërmetit.
TRT World’s Melinda Nucifora speaks to a Spanish rescuer trying to save a newborn baby, her mother and her grandmother, who’ve been trapped under rubble for over 177 hours in Kahramanmaras pic.twitter.com/QEhIDLAQ11
— TRT World Now (@TRTWorldNow) February 13, 2023
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri, pas tërmetit katastrofik të së hënës, ka arritur në të paktën 34,179 të dielën.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
“Më ushqeu një burrë mjekërbardhë”- Historia e pabesueshme e 6-vjeçares në Turqi
Histori të pabesueshme po qarkullojnë në mediat sociale për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Mediat turke kanë publikuar një histori të pabesueshme të një vajze 6-vjeçare, e cila pas shpëtimit tha se ishte ushqyer nga një burrë me mjekër të bardhë gjatë ditëve që ka qëndruar nën rrënoja.
Një gazetar turk e pyeti vajzën e vogël nëse kishte pasur uri dhe ajo iu përgjigj se kishte ngrënë.
Madje, ajo është shprehur se burri mbante mbi shpinë shtëpinë që të mos e zinte poshtë.
Një histori në kufijtë e të pabesueshmes, por ajo që bie në sy është fakti se vajzës së vogël i janë bërë analizat dhe ka rezultuar se trupi i saj ka pasur proteinat e duhura.