Shefi i diplomacisë ruse është në Indi këto ditë për shkak se samiti i G20 po mbahet në Nju Delhi.
Lavrov u takua shkurtimisht edhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Lavrov foli në një konferencë. Ndër të tjera ai në konferencë tha se Rusia u përpoq të ndalonte luftën.
“Lufta, të cilën ne u përpoqëm ta ndalonim, filloi kundër nesh duke përdorur Ukrainën,” tha Lavrov.
Ndërsa ai fliste, njerëzit në audiencë qeshën me të madhe. Lavrov ndaloi për një moment, por më pas vazhdoi të fliste./tn
Speaking in India, whose government has been sympathetic to Putin’s claims on Ukraine and helped Moscow mitigate the effect of western sanctions, Lavrov says “the war we are trying to stop was launched against us.”
The audience laughs at him.
— max seddon (@maxseddon) March 3, 2023