Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5 ballë është regjistruar në lagjen Onikisubat të Kahramanmaraş.
Një tërmet tjetër i fortë ka goditur Turqinë. Tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë goditi Turqinë qendrore herët në mëngjes, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Epiqendra ishte 38 km në veriperëndim të Kahramanmaras. Tërmeti, i cili ndodhi në orën 05:53, kishte një thellësi prej 6.95 kilometrash.
Disa goditje të forta janë regjistruar në Turqi që nga lëkundjet e forta që tronditën vendin në fillim të Shkurtit duke shkaktuar humbjen e mijëra jetë njerëzish. Më shumë se 45,000 njerëz vdiqën vetëm në Turqi. Pothuajse 6,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur përtej kufirit në Sirinë veriore.
Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën më 6 shkurt, në rajon vijojnë pasgoditjet.
#DEPREM
*
Büyüklük:5.0 (Mw)
Yer:Onikişubat (Kahramanmaraş)
Tarih:2023-03-03
Saat:05:53:42 TSİ
Enlem:37.841 N
Boylam:36.618 E
Derinlik:6.95 km
Detay:https://t.co/pPqK6rZNw2@afadbaskanlik @trthaber @anadoluajansi— AFAD Deprem (@DepremDairesi) March 3, 2023