Ballina Aktualitet Pusho i qetë luftëtari i lirisë, Agron Haradinaj! Reagimet e miqve dhe...

Pusho i qetë luftëtari i lirisë, Agron Haradinaj! Reagimet e miqve dhe bashkëluftëtarëve pas lajmit të hidhur!

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Agron Haradinaj, raporton GazetaBlic.

Haradinaj po vuante nga një sëmundje e rëndë prej shumë vitesh.

Ndaj këtij lajmi të hidhur kanë reaguar shumë miq, bashkëluftëtarë, institucione, shoqata:

Nga Ramush Haradinaj

Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj.

Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit.

Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohen.
U prehsh në paqe, Agron!

Sugari i Baces Smajl, Agron Haradinaj!

Sot lutemi per shpirtin tend!

Sakrifica e familjes së Ismail Haradinaj, nuk po shterron as në kohë të liga e as në kohë të “mira”, fatkeqësisht.
Asnjë anëtar i kësaj familje, nuk ka mbetur i pandëshkuar nga regjimi i Jugosllavisë titiste. Përjashtime nga shkolla e nga puna, leçitje e tortura, burgosje e dënime të rënda politike!
Brezi ’81 dhe kryeheroi i këtij brezi, Ismajl Haradinaj, janë emblema sakrificës ilegale dhe vuajtjeve nëpër burgje dhe izolimit të tmerrshëm!

Në vitin 1981, Agroni ishte 13-14 vjeqar. Në kohën kur Baca Smajl, bashkë me Nasimin, ishin në burg, unë dhe dhjetëra të burgosur të tjerë nga Gllogjani, Agroni bashkë me Avdi Qerimaj e Besim Selmanajn, në natën kur i gjithë komiteti i LKJ-së kishte zbritur në Gllogjan, për të dënuar ‘nacinalistët’ dhe ‘irredentistët’ , këta të tre gjatë asaj nate, kishin arritur që me ngjyrë të kuqe të shkruajnë dhjetëra ‘parulla’ në rrugën e asfaltuar Gllogjan- Irzniq, KOSOVA REPUBLIKË.

Perderisa pushteti po mendonte se i kishte burgosur të gjithë armiqtë, ky aktivitet i kishte tronditur!

Këto veprimtari atdhetare të kësaj familje, nuk ishin ndalur asnjëhere deri në mbarimin e luftës së UÇK-së!
Sëmundja e Agronit erdhi si pasojë e burgjeve dhe si pasojë e luftës!

Baca Smajl, po ashtu vdiq i ri si pasoje e torturave dhe vuajtjeve nëpër burgjet e Serbisë!

Për ironinë më të madhe dhe padrejtësinë e ‘kohes moderne’, Nasimi ndodhet i burgosur dhe dënuar nga gjykata speciale në Hagë.

Ky është fati i njerëzve të sakrificës dhe mbijetesës së identitetit shqiptar!

Kjo është e verteta e hidhur e Kosovës!
Krenar për jetë e mot që ishim bashkë dhe i takuam brezit të artë

’81, brezi që lëkundi themelet e Jugosllavisë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre!

Përulje dhe nderim në pafundësi!
RS


@tn.lajmelokale
@tetovanews