Ballina Kronika Shpresat e familjes shuhen, ja studentja shqiptare e zhdukur në aksidentin hekurudhor...

Shpresat e familjes shuhen, ja studentja shqiptare e zhdukur në aksidentin hekurudhor në Greqi

Komuniteti shqiptar në Greqi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se një student shqiptare është zhdukur pas aksidentit tragjik ku dy trena u përplasën duke lënë pas më shumë se 50 viktima.

Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi. Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar, shkruhet në njoftimin në Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews