Ballina Bota Zjarr i frikshëm kaplon ndërtesën luksoze në Izmir, njerëzit hidhen nga ballkonet,...

Zjarr i frikshëm kaplon ndërtesën luksoze në Izmir, njerëzit hidhen nga ballkonet, aty ka banesën edhe Ibrahim Tatlıses (VIDEO)

Zjarri përfshiu një ndërtesë luksoze në Izmir të Turqisë

Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët që përfshiu një ndërtesë të banimit në provincën perëndimore të Izmirit të Turqisë të enjten vonë.

Skuadrat e urgjencës mbërritën në vendin e zjarrit në banesën Folkart, që ndodhet në lagjen Narlıdere.

Në vendin e zjarrit ndodhen kamionë me ujë të Drejtorisë lokale të Pylltarisë, topa të policisë, si dhe ekipe të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Flakët mbuluan me shpejtësi ndërtesën tetëkatëshe rreth orës 22:30. koha lokale (19:30 GMT).

Nuk është dhënë asnjë deklaratë për viktima, por disa raporte thonë se banorët u hodhën nga ballkonet e tyre dhe u dërguan menjëherë në spitalet aty pranë për trajtim.

Guvernatori i Izmirit, Selim Köşger, i cili mbërriti në vendin e zjarrit, u tha gazetarëve se të gjithë banorët e ndërtesës, që jetonin në 40 njësi të ndryshme, u evakuuan pas zjarrit.

Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlıses është në mesin e banorëve të ndërtesës, por raportohet se nuk ishte duke banuar momentalisht në këtë banesë, /tetova.com

https://youtu.be/apGgRsOJTl0

https://youtu.be/C8CsvUqYUyI

https://youtu.be/qNfoB7msQ5Y

@tn.lajmelokale
@tetovanews