Ballina Bota Shpërthimi në kontenierë, 8 të vdekur në Çeki (VIDEO)

Shpërthimi në kontenierë, 8 të vdekur në Çeki (VIDEO)

Tetë persona, të cilët besohet se ishin të pastrehë, vdiqën nga një zjarr që shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në disa kontejnerë ndërtimi në qytetin Bërno të Çekisë, njoftoi të enjten policia.

Zjarri përfshiu rreth 12 kontejnerë buzë një blloku banesash para se të fikej herët në mëngjes, raportoi një televizion çek, përcjell agjencia “Reuters”.

Policia tha në një deklaratë se ende nuk e ka përcaktuar shkaktarin e zjarrit. Një zëdhënës i tha agjencisë CTK se viktimat, që ende nuk janë identifikuar, sipas shumë gjasave ishin njerëz të pastrehë.

Më 2020, 11 persona vdiqën nga zjarri në një bllok banesor në njërin prej incidenteve më të rënda në vend.

Më 2010, nëntë persona vdiqën nga zjarri në një ndërtesë të braktisur në Pragë, e cila përdorej shpesh nga njerëzit e pastrehë.

https://youtu.be/V5jlbzfLzA4

@tn.lajmelokale
@tetovanews