Ballina Bota Putin kërënon Poloninë për Bjellorusinë: Territoret në Perëndim i ka dhuratë nga...

Putin kërënon Poloninë për Bjellorusinë: Territoret në Perëndim i ka dhuratë nga Stalini. Do nxjerr artilerinë e rëndë!

Një kërcënim serioz vjen nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në drejtim të Polonisë, i cili theksoi se pjesa perëndimore e këtij shteti ishte një dhuratë nga Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Gjithashtu paralajmëron me reagim të fuqishëm nëse ndodh një sulm ndaj Bjellorusisë.

“Kur Polonia u braktis nga aleatët e saj perëndimor, u hodh në makinerinë gjermane të luftës dhe zyrtarisht humbi pavarësinë dhe shtetësinë e saj, ishte Bashkimi Sovjetik që ia ktheu në pjesën më të madhe. Pikërisht falë Bashkimit Sovjetik dhe falë hapave të ndërmarra nga Stalini, Polonia mori pjesën më të madhe të territoreve në Perëndim, që ishte tokë gjermane. Ky është një fakt.

Territori në perëndim është një dhuratë e Stalinit për Poloninë. Miqtë tanë në Varshavë e kanë harruar? Ne po ua rikujtojmë. Teksa liderët polakë, që me shumë mundësi po formojnë një lloj koalicioni nën ombrellën e NATO-s për tu përfshirë drejtpërdrejtë në konfliktin e Ukrainës, në mënyrë që të marrin një pjesë të madhe të Ukrainë për vete.

Duan të marrin mbrapsht tokën historike të tyre, siç e konsiderojnë ata pjesën perëndimore të Ukrainë. Është mirë e ditur se ata ëndërrojnë edhe tokat e Bjellorusisë. Sa për Ukrainën, është punë e regjimit nëse dëshirojnë të tradhtojnë vendin e tyre dhe të shesin diçka për të paguar zotëruesit e tyre. Nuk do të përfshihemi. Por një agresion ndaj Bjellorusisë, do të thotë sulm ndaj Rusisë. Ne do të reagojmë me të gjitha mjetet në dispozicion”, tha ai.

Kujtojmë se, aktualisht Wagner është angazhuar në trajnimin e ushtrisë së Bjellorusisë nga vetë presidenti i këtij shteti, Aleksandër Lukashenko. Mercenarët janë parë të kryejnë stërvitje me forcat speciale bjelloruse vetëm 5 kilometra nga kufiri me Poloninë, vend anëtar i NATO-s. Për këtë janë publikuar edhe pamje filmike.

Mercenarët e Wagner janë të maskuar ndërsa japin udhëzime për përdorimin e mjeteve luftuese, shpjegojnë taktika si dhe trajnojnë ushtarët në përdorimin e dronëve. Nga ana tjetër e kufirit, Polonia njoftoi se është përgatitur për skenarë të ndryshëm dhe se po monitoron me kujdes situatën me Bjellorusinë. Lidhur me këto zhvillime ka reaguar dhe Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se vendosja e 500 policëve shtesë nga ana e Polonisë me arsyetimin e prezencës së ushtrisë bjelloruse dhe mercenarëve të Wagner në kufi është “një zhvillim shqetësues”. Zëdhënësi i Putinit e konsideroi Poloninë një shtet agresiv që duhet monitoruar me kujdes.