Ballina Bota Bombê në kondicionerin e avionit/ Teoria e re e vdekjes së Prigozhin

Bombê në kondicionerin e avionit/ Teoria e re e vdekjes së Prigozhin

Kanë qenë të shumta hamendësimet rreth vdekjes së Yevgeny Prigozhin. Për momentin nuk ka një qëndrim zyrtar për shkaqet e rrëzimit të avionit ndaj ka ende shumë pika të paqarta mbi dinamikën incidentit që u mori jetën 10 personave më 23 gusht. Corriere della Sera shkruan se gjithsesi hetimet kanë filluar të përvijojnë një pistë. Ajo rrotullohet rreth sistemit të kondicionimit të avionit me të cilin udhëtonte themeluesi i grupit Wagner.

Gazeta italiane citon portalin rus “Moskovsky Komsomoletsin” sipas të cilit, kondicioneri i avionit dyshohet se u prish më 18 korrik. Defekti i pazakontë kishte kërkuar vendosjen e një sistemi të ri. Për këtë arsye avioni u bllokua në aeroportin Sheremtyevo të Moskës. Remonti kishte përfunduar më 20 gusht, një periudhë e mjaftueshme që besohet se u ka dhënë mundësi autorëve të vendosin bombën në komponent. Sipas gazetës ruse, 3 persona kanë pasur akses pranë avionit gjatë riparimit. Ata janë inxhinierët Sergey Kitrish dhe Alexey Anshukov si dhe drejtori teknik Minchenkov. Instalimi i kondicionerit nisi mëngjesin e 19 gushtit dhe përfundoi mbrëmjen e 20 gushtit.

Pikërisht më 20 gusht, “kuzhinieri i Putinit” duhej të udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg. Por, siç bënte shpesh, ai kishte ndryshuar planet në minutën e fundit dhe avioni ishte nisur me 3 ditë vonesë. Ai kishte marrë edhe 4 pasagjerë më shumë se 3 personat që lëvizte zakonisht. Avioni ishte një Embraer Legacy. Dy blerës e kishin vizituar pak para nisjes. Alexandra Yulina dhe Sergey Klokotov, drejtues të kompanisë RusJet kishin arritur të hynin në avion nga ora 9.30 deri në orën 10.30 të datës 23 gusht. I pranishëm ishte edhe piloti Rustam Karimov.

Vizita, sipas “Corriere” ishte organizuar nga menaxherja Natalia Minibayeva, e cila kishte punuar së bashku me Prigozhin për 8 vjet. Por sado e pazakontë të duket vizita, çifti nuk kishte bërë lëvizje të dyshimta dhe asgjë alarmante nuk ka dalë rreth tyre. Megjithatë, ndërmjet orës 10.30 dhe 17.40 (ora e ngritjes së avionit, me një vonesë prej 11 minutash), nuk ka pasur asnjë “vizitor” në avion. Mediat ruse hedhin tashmë dyshimet se momenti më i mirë për vendosjen e bombës ka qenë riparimi i kondicionerit.

Për momentin, teza më e përhapur për dinamikën e aksidentit mbetet ajo e sabotimit. Pati spekulime se bomba mund të ishte sjellë në bord e fshehur në një bagazh. Nuk përjashtohet që ajo të ketë qenë vendosur nën sediljen pranë krahut. Megjithatë edhe ky variant ka disa pikëpyetje. Sergey Kitrash, inxhinier i Mnt Aero, kompania që zotëron avionin ishte i pranishëm në të gjitha momentet e riparimit të avionit.

I pranishëm ka qenë edhe shefi i sigurisë së avionit dhe zëvendësdrejtori i ANM, Sergei Shtyrkov. Këtij të fundit thuhet se i është premtuar një post i lartë në kompaninë shtetërore ruse të aviacionit Atm. Hipoteza më popullore është ajo që përfshin Kremlinin në gjithë këtë histori. Sipas këtyre teorive, Putin dhe Prigozhin patën një takim që zgjati 3 orë dhe që ishte mjaft i acaruar për shkak të rebelimit të kreut të Çagner 2 muaj më parë. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews