12 persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga zjarri në një pikë karburanti në rajonin jugor të Dagestanit, njoftuan zyrtarët rusë sonte!
Një zjarr shpërtheu në një dyqan riparimi makinash në kryeqytetin e Dagestanit Makhachkala të hënën mbrëma dhe shkaktoi një shpërthim që u përhap në një pikë karburanti aty pranë, thanë zyrtarët.
Deri më tani nuk bëhet e ditur nëse zjarri është shkaktuar nga person i tretë.
Numri i të plagosurve u rrit në 50 persona që nga mesnata me orën lokale, tha guvernatori i Dagestanit Sergej Melikov.
Zjarri ka rënë në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë, njoftoi shërbimi lokal i emergjencës. Sipas autoriteteve, ekziston rreziku i shpërthimeve të reja, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Videot e pa verifikuara në mediat sociale tregojnë një zjarr të madh dhe disa të plagosur në një spital lokal./tetova.com
https://youtu.be/Kq7FT4-MUqE