Ballina Bota I dënuar me burgim të përjetshëm, arratisja spektakolare nga burgu e të...

I dënuar me burgim të përjetshëm, arratisja spektakolare nga burgu e të riut (VIDEO)

Një arratisje spektakolare nga burgu në Uest Çester të Pensilvanisë është kapur në kamera.

Autoritetet janë vënë në kërkim të Danelo Cavalcante, nga Brazili, i cili arriti të largohej të martën nga burgu dhe sipas disa raportimeve, po fshihet në një zonë me pyje të dendur rreth 3 kilometra larg burgut.

Cavalcante po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, pasi ishte shpallur fajtor vetëm një javë më parë për vrasjen e ish-të dashurës së tij.

Në pamjet e publikuara nga vetë burgu i kontesë, braziliani shihet teksa ngjitet në mënyrë akrobatike në murin e oborrit të burgut, për t’u zhdukur më pas nga kamera dhe nga burgu.

@tn.lajmelokale
@tetovanews