Ballina Bota Situatë dramatike në Greqi, njerëzit dhe macet ngjiten nëpër çati për të...

Situatë dramatike në Greqi, njerëzit dhe macet ngjiten nëpër çati për të shpëtuar nga mbytja (VIDEO+FOTO)

Pas zjarreve të frikshme që shkaktuan dëme kolosale, Greqia është përfshirë nga një mot i keq me reshje të mëdha shiu dhe stuhi.

Shumë qytete dhe fshatra janë përmbytur, ndërsa njerëzit gjenden të vështirësi të mëdha. Situata dramatike raportohet në fushën e Kardicës. Pothuajse të gjitha fshatrat janë nën ujë.

Njerëzit janë ngjitur mbi çati, ose në vende më të larta për të kërkuar ndihmë.

Është kërkuar ndërhyrja e Forcave të Armatosura, ndërsa po ashtu kërkohet dhe helikopter për shpëtimin e qytetarëve.

Artikulli paraprakI dënuar me burgim të përjetshëm, arratisja spektakolare nga burgu e të riut (VIDEO)
Artikulli tjetërDogana e Maqedonisë sekuestroi 4 tonë pilula dhe xhel për potencë