Të paktën 1037 njerëz deri tani raportohet se kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6.8 ballë, sipas Ministrisë së Brendshme të Marokut.
Ndërkohë numri i të plagosurve ka shkuar në 1204 persona, përfshirë 721 të plagosur rëndë.
Autoritetet paralajmëruan njerëzit në të gjithë Marokun që të mos kthehen në shtëpitë e tyre pas tërmetit, kështu që shumica e njerëzve e kaluan natën jashtë.
Në Marrakesh, qyteti i madh më i afërt me epiqendrën, ndërtesat u shembën duke u kthyer në rrënoja.
Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit.
Personat që vdiqën jetonin në Marrakesh dhe disa zona në jug, tha Ministria e Brendshme.
View this post on Instagram
Provincat dhe komunat e godituara nga tërmeti ishin al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant.
Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytetin Rabat, rreth 350 km larg, si dhe në qytetet Casablanca dhe Essaouira.
Tërmeti u ndje edhe në Algjerinë fqinje, por zyrtarët thanë se nuk kishte shkaktuar dëme apo viktima.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës në vend në më shumë se gjashtë dekada.