Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë deklarata të forta pas takimit me kancelarin e Austrisë Karl Nehammer në Ankara, duke sulmuar SHBA-të për situatën në Izrael.
“SHBA-ja po dërgon aeroplanmbajtësen e saj në Izrael. Çfarë pune ka aty? Çfarë do të bëjë? Me ardhjen e aeroplanmbajtëses, masakra të rënda do të fillojnë të godasin Gazën. Më duhet të them këtë: SHBA ka më shumë se 20 baza në Siri. Ç’punë ka një bazë amerikane në Siri? A nuk duhet vlerësuar e gjithë kjo? SHBA zhvillon dhe trajnon të gjitha organizatat terroriste. Ose në Siri, ose në këtë rajon, ose në Lindjen e Mesme. Ata po e kthejnë Lindjen e Mesme në një vend gjakderdhjeje”, theksoi ndër të tjera presidenti turk.
Erdogan, në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian , tha: Integrimi i Evropës do të bëhet vetëm me anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian. E kam theksuar se nuk do të pranojmë asnjë alternativë tjetër përveç integrimit të plotë.