Një alarm për raketa të nisura nga Hamasi, por fatmirësisht të shkatërruara nga “Iron Dome”, ka rënë në aeroportin e Tel Avivit pak para nisjes prej andej të avionit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në bord.
Shefi i Bundestagut u detyrua të braktiste avionin dhe të evakuohej me shpejtësi nga autoritetet izraelite pas alarmit, ndërsa në fotot e postuara në platformën X, shihen të shtrirë në pistë anëtarët e stafit të tij.
Siç raporton Welt, pjesë e delegacionit që shoqëronte Scholz kanë qenë edhe gazetarë, të cilët janë detyruar të shtrihen po ashtu në pistë.
Sakaq, raportohet se dy raketa të Hamasit që synonin aeroportin u neutralizuan mbi pistë nga sistemi mbrojtës i Izraelit.
Sipas gazetës gjermane, kancelari vrapoi drejt një kontejneri aty pranë dhe prej andej drejt strehës, ndërsa pas disa minutash, pasagjerët arritën të hipnin sërish në avion.