Ballina Sport Vdekja e futbollistit në Rrogozhinë, mjeku i Urgjencës: Erdhi me “kodin e...

Vdekja e futbollistit në Rrogozhinë, mjeku i Urgjencës: Erdhi me “kodin e zi”

Mjeku i urgjencës që ishte pjesë e stafit që trajnuan futbollistin ganez Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë në fushën e lojës në Rrogozhinë, tha se 28-vjeçari kishte mbërritur në spital me “kodin e zi”, pra pa parametra jetësorë.

Komentet mjeku i bëri në EuroNews, ku tha se të riut i është dhënë ndihma e duhur dhe në kohë rekord, pavarësisht se nuk u arrit t’i shpëtohej jeta. Ai shtoi gjithashtu se do të jetë mjekësia ligjore që do të thotë fjalën e fundit për shkakun e vdekjes, pas ekspertizës mjeko-ligjore.

“Pacienti në spital erdhi me kodin e zi, pa frymëmarrje, pa aktivitet kardiak. Ka ardhur gjatë orës 02:10. Ne u lajmëruar rreth orës 02:00 dhe i kishim marrë të gjitha masat, por nuk u arrit. Ishte I pashpresë. Ambulanca e Rrogozhinës i ka të gjitha mjetet e duhura.

Ne i bëmë reaminim, frymëmarrjen, të gjitha, respektuam protokollin mjekësor për këto raste. Atij i ka ndodhur në fushë, fjalën e fundit e thotë mjekësia ligjore, pasi të bëhet ekspertiza mjeko ligjore.

Për mendimin tim i është dhënë ndihma e duhur që në vendin e ngjarjen. Ka ardhur në një kohë rekord. Më shpejt se kaq nuk mundet, por kur ka ardhur këtu ka ardhur pa parametra jetësorë”, është shprehur mjeku i urgjencës së Rrogozhinës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews