Ballina Sport Milani bën mrekullinë, shënon fitore në frymën e fundit

Milani bën mrekullinë, shënon fitore në frymën e fundit

Skuadra e Milanit ka bërë mrekullinë duke realizuar fitore krejt në fund ndaj Udineses në udhëtim me rezultatin 2:3 në kuadër të Serie A.

Në fakt, të parët në avantazh kaluan milanezët me anë të Loftus-Cheek në minutën e 32-të.

Më pas, Udinese realizoi dy herë. Barazimi erdhi nga Samardzic, kurse epërsinë e arritën me anë të Thauvin.

Më pas, Milani u rikthye në skenë. Së pari, barazimi erdhi nga Jovic për 2:2.

Kur të gjithë menduan se ndeshja mbyllet baras, kështu nuk mendoi Okafor, i cili në minutën e tretë shtesë të fundit të ndeshjes shënoi për 2:3 dhe fitoren e tyre.

Kështu, Milani tani ka 45 pikë për pozitën e tretë në tabelë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews