Ballina Kronika VIDEO/“E ndoqën me veturë, pastaj e rrahën”, flet axha i 18 vjeçarit...

VIDEO/“E ndoqën me veturë, pastaj e rrahën”, flet axha i 18 vjeçarit që vdiq sot në QKUK

Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçar nga Podujeva, vdiq sot në QKUK pasi u rrah brutalisht në qytetin e tij disa ditë më parë. Për këtë janë arrestuar dy të mitur të cilët dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Për ngjarjen tragjike ka rrëfyer axha i Lulzimit, i cili tha se nipi i tij u ndoq e u shtyp me veturë e më pas u rrah me shkopinj bejsbolli.

Ai tha se nipi i tij ishte jetim pa të dy prindërit.

“Unë nuk e di [sulmuesit] a kanë qenë moshatarë të tij apo jo. Së pari e kanë ndjekë me kerr, e kanë shkelë me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20 ndërroi edhe jetë”, ka thënë ai për Raporto24.

Ai tha se sherri nisi te një rrojtore e qytetit.

“Aty i kanë shty fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam unë. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, e ka marrë jaknen, me shku prej shpie. Në derë kah dalin janë rrok me krahë. Si shqiptarët qysh e kanë zakon pse me shtyve, pse të shtyva. Ai i ka lonë me u rrue, por këta e kanë përcjellë me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur axha i viktimës”.

Fejzullahu tha se tash rasti është në dorë të organeve të rendit, por ai kërkoi “drejtësi maksimale” për nipin e tij./Express/

Prokuroria Themelore në Prishtinë me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar dy persona të moshës së mitur për shkak të veprës penale ‘vrasje në tentativë’,  tashmë ‘vrasje’ e Lulzim Fejzullahut (18).

Më 15 janar 2024, në Podujevë, pas një përleshje fizike, dy të dyshuar të mitur e kanë goditur me një shkop tashmë të ndjerin, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Po më 15 janar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.

Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Vdekja e 18 vjeçarit, Policia jep detaje për RTV21

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv lidhur me vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intesiv ka ndërruar jetë. “, tha zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Po ashtu ai bëri të ditur se rasti i rrahjes ka ndodhur me 14 janar.

“Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithëshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tetntativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën  “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë. Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale  “Vrasje e Rëndë”.”, tha Borovci

Bulliqi për vdekjen e 18 vjeçarit: Na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka  shprehur ngushëllime  për vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.

I ndjeri ditë më parë ishte rrahur brutalisht dhe nuk ka mundur të iu mbijetojë plagëve.

Vdiq në QKUK 18 vjeçari nga Podujeva i cili u rrah para disa ditësh

Ka vdekur një 18 vjeçar nga Podujeva,  i cili para gjashtë ditësh ishte rrahur, dhe si pasojë e lëndimeve të rënda po trajohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin  për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në Klinikën Intenisive të QKUK-së.

“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve”, ka thënë ajo./21Media

@tn.lajmelokale
@tetovanews