Ballina Teknologji Hakerat rusë sulmojnë Microsoft-in

Hakerat rusë sulmojnë Microsoft-in

Gjigandi amerikan i teknologjisë së lartë, Microsoft ka rënë pre e një sulmi të madh të hakerave rusë. Kompania njoftoi se hakerët e lidhur me Moskën sulmuan postat elektronike të drejtuesve të lartë të kompanisë, të lidhur me sigurinë kibernetike dhe çështjet ligjore. Sulmi ka ndodhur në fund të nëntorit, por u zbulua në 12 janar. Megjithatë është e paqartë se çfarë lloj të dhënash kanë rënë në duart e rusëve.

Sulmi kibernetik ndodh në momentin kur në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në fuqi një rregullore e re që detyron kompanitë të njoftojnë autoritetet për çdo ndërhyrje nga jashtë të paautorizuar në serverët e tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews