Ballina Sport ​Chelsea pëson disfatë të rëndë dhe zhytet në tabelë

​Chelsea pëson disfatë të rëndë dhe zhytet në tabelë

Chelsea nuk resht së tronditur tifozët e saj dhe më larg çdo mendimi se mund të luajë garat e UEFA-s sezonin e ardhshëm.

Në kuadër të xhiros së 23-të të Premier Ligës angleze, ata pësuan një disfatë të rëndë në shtëpi ndaj Wolverhampton me rezultat 2:4, me çka mysafirët i kaluan në tabelë.

Chelsea është tani në vendin e 11-të me një pikë prapa rivalëve të tyre sot.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me golin e Cole Palmer, por në pjesën e parë mysafirët e kthyen rezultatin. Fillimisht në minutën e 22-të Matheus Cunha shënoi për një barazim ekspres të rezultateve dhe në minutën e 43-të Wolves kaloi në avantazh falë autogolit të Axel Dias.

Problemet e Chelsea vazhduan në pjesën e dytë pasi Cunha shënoi sërish në minutën e 63-të dhe më pas përfundoi het-trikun e tij me një goditje dënimi në minutën e 82-të.

Në fund të lojës, goli i Thiago Silvës në minutën e 86-të lehtësoi pak humbjen e vendasve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews