Ballina Sport Jurgen Uldedaj rikthehet në ring, boksieri lezhjan sfidon francezin Franck Mendy

Jurgen Uldedaj rikthehet në ring, boksieri lezhjan sfidon francezin Franck Mendy

Boksieri i talentuar Jurgen Uldedaj rikthehet në ringun londinez në datën 10 shkurt.

26-vjeçari nga Lezha do të përballet me francezin Xhon Frenk Mendi.

Dueli do të jetë i vlefshëm për titullin mesdhetar IBO në peshën kruizer të boksit profesionist.

Jurgen Uldedaj ka zhvilluar 16 ndeshje në boksin profesionist me një rezultat prej 15 fitoresh dhe një humbje, të cilën e pësoi në shkurin e vitit të kaluar në Londër kundër zviceranit Benua Huber.

Rivali i tij i datës 10 shkrut ka 9 duele si profesionist, 7 fitore dhe dy barazime. Uldedaj, i cili stërvitet në Gjermani, pritet të mbështetet nga shumë shqiptarë në Londër. /vizionplus.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews