Ballina Sport Shkëndija e kishte fitoren në duar, por Gostivari barazon në minutat e...

Shkëndija e kishte fitoren në duar, por Gostivari barazon në minutat e fundit! (VIDEO+FOTO)

Përballja ndërmjet dy ekipeve shqiptare nuk ka sjellur fitues, pasi Shkëndija dhe Gostivari barazuan me rezultat 2:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor. Kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores, ku me dy golat e Adenis Shalës kishin epërsi prej 2:0 deri në minutën e 86-të, teksa Kehinde dy herë nga penalltia realizoi dy gola për barazim 2:2 të kësaj sfide. Skuadra e Jeton Beqirit e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pasi Reshat Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të.

Nuk ka fituar as Voska Sport në shtëpi, aty ku nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Sileksit të Kratovës. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Brera ka mposhtur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 3:0. Rabotniçki u mund 2:0 në Kavadar nga Tikveshi, teksa Vardari ka triumfuar në duelin ndaj Bregallnicës me shifra 2:0.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews