Ballina Bota Studiuesit parashikojnë saktësisht se kur do të shembet shoqëria aktuale njerëzore

Studiuesit parashikojnë saktësisht se kur do të shembet shoqëria aktuale njerëzore

Shkencëtarët thonë se kanë arritur të parashikojnë saktësisht se kur do të marrë fund shoqëria ku jetojmë.

Teknologjia moderne na ndihmon të kuptojmë më shumë mbi të ardhmen, veçanërisht prej Inteligjencës Artificiale që po merr hov.

Shumë mendojnë se jeta në tokë do të vijojë gradualisht ‘duke u përmirësuar’.

Por për një grup shkencëtarësh pesimistë kanë përdorur teknologjine për të zbuluar se kur gjithçka do të marrë fund.

Studiuesit e shkollës ‘Massachusetts Institute of Technology’ (MIT), përdorën një model kompjuterik për parashikimin e tyre, duke analizuar të dhënat e popullatave, burimeve natyrore dhe përdorimit të energjisë.

Studimi publikuar fillimisht nga organizata “Klubi i Romës” tregonte se “kufizimi i rritjes” do të ishte “shkaku i shkatërrimit eventual të shoqërisë njerëzore”.

Në studim ata thonin se kjo do të arrijë kulmin në shekullin e 21-të, që është në fakt shekulli ku po jetojmë.

Dhe në fakt duhen më pak se dy dekada për të arritur të shkatërrimi i paralajmëruar.

Më saktë 17 vjet, nëse do të vijojmë me këto ritme!

Fundi do të jetë në vitin 2040, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Raporti nuk do merret seriozisht, por para se të tjetër të qeshin e të tallen me të, një grup i ngjashëm studiuesish kanë arritur konkluzione të njëjta edhe në vitin 2009, – shkruan The Guardian.

Studimi i publikuar nga revista American Scientist në atë kohë, arrinte në konkluzionin se do të arrijmë vetë-shkatërrimin për 35 vjet.

Studiuesja holandeze Gaya Herrington e shton edhe më tepër habinë kur thotë se të dy këto studime përputhen me një studim të tretë të bërë që në 1972.

Por për fat Herrington ka edhe disa parashikime optimiste.

Ajo tha për The Guardian: “Çelësi i shpëtimit është që ne të përshtatemi me një skenar që nuk përfundon në katastrofë, siç janë inovacioni dhe zhvillimet e reja që duhet të ndihmojnë qeveritë dhe shoqërinë civile për të krijuar një botë më të qëndrueshme”.

n.s. / dita

@tn.lajmelokale
@tetovanews