Ballina Bota Biden me problem mendore? Scholz i del në mbrojtje: Ai e di...

Biden me problem mendore? Scholz i del në mbrojtje: Ai e di se çfarë bën

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin amerikan Joe Biden, mes shqetësimeve që janë shprehur në media në mbarë botën për shëndetin e tij mendor.

Në një intervistë me mediat e grupit Axel Springer, në kuadër të samitit të G7 në Itali, Scholz theksoi se Biden “e di shumë mirë se çfarë po bën”. Kancelari gjerman foli me superlativa, sipas së cilit Biden është i aftë të tregojë udhëheqje të rëndësishme dhe të ofrojë zgjidhje mes çështjeve të ngutshme globale që aktualisht duhet të adresohen.

“Unë mendoj se Joe Biden është një nga politikanët më me përvojë në botë, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën ndërkombëtare. Në një situatë të vështirë si kjo, ku një luftë po zhvillohet në Evropë, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, ku shumë e shumë konflikte të tjera po shpërthejnë në mbarë botën, ky është një avantazh, një gjë e mirë, dhe për këtë arsye unë mund të më lejoni të them vetëm se ky është një njeri që e di saktësisht se çfarë po bën”, tha Scholz.

Kjo deklaratë shihet qartë si një qëndrim i Gjermanisë, kundër ish-presidentit Donald Trump.