Nëse doni që fotografitë në rrjetin social Facebook t’ju duken më bukur, atëherë duhet të bëni disa hapa. Facebook automatikisht e ndryshon madhësinë e fotografisë që e vendosni në profilin tuaj, por ju në fakt mund t’i caktoni vetë dimensionet që dëshironi.
Në aplikacionin e Facebook-ut në telefonat android, klikoni në “News Feed”, pastaj shtypni “more”.
Pas kësaj klikoni te “Help” dhe zgjidhni “Settings”. Pastaj klikoni te ngarkimi i fotografive HD.
Ndërsa nëse përdorni “Facebook” në Iphone shtypni tre vijat anash ekranit. Zgjidhni “Settings Account” dhe pastaj “Video and Photo”. Pastaj klikoni butonin ku i bën fotografitë HD.
Edhe nëse e përdorni Facebook-un në kompjuter mund ta përdorni këtë opsion, klikoni “Help” dhe aty ju rekomandon që fotografitë t’i përdorni me 720, 960 ose 2048 pixel.