Së paku 3 nga shtetasit turq të arrestuar të enjten, janë parë sonte në hapësirat e vjetra të Aeroportit të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në përfaqësuesi i shkollave gyleniste në Kosovë, Bujar Muzhaqi.
Ai ka thënë se një prind i ka parë shtetasit turq në ndërtesën e vjetër të aeroportit, që shërben për qëndrimin e personave VIP.
Muzhaqi ka thënë se i njëjti person i ka thënë se të arrestuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.