Lëvizja 5 Yje e Partia Lidhja në një deklaratë të përbashkët mediatike informojnë se kanë arritur së bashku një marrrëveshje për të kthyer sa më shpejt të mundur operative punën e parlamentit të legjislaturës së re.
Liderët e këtyre dy forcave politike Matteo Salvini e Luigi Di Maio kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku kanë arritur në konkluzionin e përbashkët të krijimi të Komisionit Special me në krye deputetin legist Nikola Molteni.
Ky komison special parlamentar është një organizëm i përkohshëm institucional i cili operon në kushtet e mungesës së komisoneve të përhershme që ngrihen zakonisht pas formimit të qeverisë.
Puna e këtij komisioni do të vazhdojë deri në nisjen e punës së qeverisë së re.
Çdo forcë parlamentare ka përfaqësuesit e saj në këtë komision në varësi të rezultatit të votimit të 4 marsit.
Puna e këtij komisioni do të nisë ditën e enjte më 12 prill e në axhendën e tij janë 12 çështje të konsideruara speciale që priten të analizohen si organizmi i zyrave qëndrore të Ministrisë së Brendshme, të sipërmarrjeve sociale, të sigurisë në rrjet e në sistemin informatik, të përdorimit të të dhënave publike etj.
Po gjatë ditës së sotme lideri i Partisë Lidhja Matteo Salvini ka deklaruar se “koalicioni i qëndrës së djathtë ku ai bën pjesë duhet të dialogojnë me forcën e dytë fituese, që sipas tij është Lëvizja 5 Yje e që kjo nga ana e saj duhet të arsyetojë. Të gjithë duhet përgjegjësohemi me një program të përbashkët duke i dhënë kështu udhë nisjes së punës së një qeverie të re”, tha ai.
Marrëveshja e përbashkët e arritur sot mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja konsiderohet nga analistët e politikës italiane si një hap para drejt një qeveri koalicioni mes tyre./am/