Protestuesit kanë vendosur 16 trupa të pajetë pranë zyrës qendrore të OKB-së në Republikën Qendrore të Afrikës (CAR).
Ata kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës, përderisa kanë njoftuar se trupat e pajetë janë të civilëve që mbetën të vrarë ditën e martë në përleshjet në mes të trupave të OKB-se dhe grupeve të armatosura në afërsi të kryeqytetit Bangui.
Misioni i OKB-së në CAR ende nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këto protesta.
Trupat ushtarake kishin nisur një operacion ditën e diel me qëllim për t’i çarmatosur grupacionet në lagjen PK5 në Bangui.
Në ketë vend është e vendosur policia e vetëshpallur myslimane, që pretendon se ofron mbrojtje për banorët e këtushëm.
Republika Qendrore e Afrikës kishte pasur trazira që nga 2013-ta kur rebelët mysliman nga Seleka kishin marrë kontrollin e shumicës se krishterë të vendit. Një grup kryesisht i përbërë nga të krishterë ishte ngritur me qëllim që të luftojë Seleka-n.
Qeveria e re që kishte marrë mandatin në vitin 2016, kishte dështuar që të sjellë paqe në vendin e pasur me minerale, i cili ka një situatë jo stabile që nga pavarësimi nga Franca më 1960./kk/