Sulmues të panjohur në El Salvador kanë rrëmbyer dhe vrarë gazetaren Karla Lisseth Turcios, raporton Anadolu Agency. Zyrtarët e policisë thanë se trupi i gazetares së vrarë Turcios, është gjetur mbrëmë afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.
Turcios ka punuar si gazetare në revistën “El Economista” të cilën e boton shtëpia mediatike La Prensa Grafica. Sulmuesi, ose sulmuesit e panjohur, të shtunën rrëmbyen 33-vjeçaren Turcios, në momentet kur ndodhej vetëm në shtëpi. Bashkëshorti dhe i biri i saj pas kthimit nga shëtitja kanë denoncuar zhdukjen.
Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, deklaroi se vrasje e gazetares Turcios paraqet sulm barbar mbi tërë shoqërinë. Hetimi është në vazhdim e sipër, njoftojnë mediat e këtij vendi./sn/