Tridhjetë e dy vjet pas shpërthimeve në uzinën e energjisë bërthamore të Ukrainës, ne e rishikojmë katastrofën dhe trashëgiminë e saj.
Saktësisht 32 vite më parë, një shpërthim kishte ndodhur në uzinën e energjisë bërthamore në Çernobil të Ukrainës e cila në atë kohë ishte nën diktatin e Bashkimit Sovjetik. Ky incident është përshkruar si shpërthimi më i madh nuklear që ka ndodhur në historinë e njerëzimit.
Shpërthimi lëshoi nivele të larta të rrezatimit brenda atmosferës, duke bërë që mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre dhe duke lënë pasoja shëndetësore për gjeneratat e ardhshme, raporton “al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Dekada më parë, para se të ndodhte shpërthimi nuklear, kjo zonë ishte një atraksion për turistët.
Ku është Çernobili?
Impianit nuklear i Çernobilit ndodhet 100 km larg kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, dhe rreth 20 km larg kufirit me Bjellorusinë.
Qyteti më i afërt është Pripyat i braktisur tani, i cili u ndërtua në vitin 1970 për të strehurar punëtorët që punonin në fabrika dhe ishte shtëpi e 40,000 deri në 50, 000 njerëzve.
Në kohën kur kishte shpërthyer impianti nuklear, Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Çfarë ndodhi aty?
Në orët e hershme të mëngjesit të 26 prillit, 1986, një nga katër reaktorët bërthamorë eksplodoi.
Shpërthimet ndodhën gjatë një prove për të kontrolluar funksionet e ftohjes së reaktorit të Njësisë 4 në një fuqi të kufizuar. Sistemet e rregullimit të fuqisë dhe sigurisë ishin të dyja të mbyllura përpara provës për të shmangur ndërprerjet.
Reaktori duhej të funksiononte me kapacitet prej 25 për qind gjatë testimit, por u zhyt në më pak se një për qind, duke i detyruar punëtorët të rritnin ngadalë nivelet e fuqisë.
Një re e materialit radioaktiv u lëshua në atmosferë, ndërsa përzierja e ajrit me gazin e monoksidit të karbonit në reaktorin ndezi një zjarr duke qëndruar për nëntë ditë.
Reagimi
Mijëra persona vendosën të qërndrojnë për të kontribuuar në sistemimin e problemeve, por shumë prej tyre do të vuanin më pas pasojat shëndetësore dhe sot ata njihen si “likuidatorët”.
Rreth 116, 000 njerëz që jetonin në këtë zonë janë evakuuar për të kaluar më pas nën kontrollimin e ushtrisë.
Në vitin 2000, impianti u hoq edhe zyrtarisht.
Sa njerëz vdiqën?
Të paktën dy njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth pesë milionë njerëz jetojnë aktualisht në zonat e Bjellorusisë, Rusisë dhe Ukrainës me nivele të larta rrezatimi.
Më shumë se 130 njerëz të cilët ishin ose në vend në kohën e shpërthimit ose të përfshirë në operacionin e pastrimit fillestar u konfirmuan se vuanin nga Sindroma akute e rrezatimit (ARS).
Prej këtyre 130 njerëzve, 28 prej tyre kanë vdekur disa javë pas incidentit.
Cilat ishin efeket mjedisore?
Eksplodimi kishte lëshuar 400 herë më shumë rrezatim sesa bomba atomike e hedhur në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Sipas disa vlerësimeve, Çernobili mund të jetë i banueshëm pas 20, viteve./Periskopi/