Është prezantuar Sistemi i Analizës Gjeografike(Corafi Analiz Sistemi – CAS), i cili së shpejti do të hyjë në shërbim të Forcave të Armatosura Turke (TSK) për të siguruar komunikimin e lëvizshëm.
Sistemi është ekspozuar në kuadër të stërvitjes ushtarake EFES-2018, që vazhdon në Izmir dhe deri tani ka dhënë rezultate të suksesshme, por nuk është ende gati për përdorim civil.
Aplikacioni vitin e kaluar ishte vënë në dispozicion për përdorim civil, por ishte anuluar pas një kohe të shkurtër. Pritet që aplikacioni të jetë i përdorshëm nga civilët në periudhën e re.
Selçuk Bayraktar, drejtori i firmës “Baykar Teknik”, e cila prodhon edhe mjetet ajrore pa pilot (dron), zhvillimet në lidhje me aplikacionin e ri i bëri publike përmes një postimi në llogarinë e tij në median sociale “Twitter”.
“Moduli i Sistemit Kombëtar të Analizës Gjeografike (CAS) për mjetet ajrore pa pilot (dron) në misionin e tij të parë në stërvitjen Efes-2018.
Sistemi CAS është një sistem me bazë tabletën që e transmeton imazhin në kohë reale, i optimizuar për rrjetet e komunikimit të lëvizshëm (mobil) dhe me veçori të shifrimit të mesazhit nga fillimi deri në fund”,- shkruan Bayraktar në postimin e tij./sn/