Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë humbur rolin ndërmjetësues në procesin e paqes në Lindjes e Mesme me zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).
“Me hapin e fundit, SHBA preferoi të jetë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes, dhe humbi rolin ndërmjetësues në procesin e paqes në Lindjen e Mesme”, tha Erdogan në një fjalim në think tankun Chatham House në Londër, pasi SHBA ka deklaruar se sot do të zhvendosin ambasadën e tyre në Kuds.
“Edhe një herë, ne e hedhim poshtë këtë vendim, i cili po shkel ligjin ndërkombëtar dhe kundërshton rezolutat e OKB-së”, theksoi ai.
“Nuk mund të mos ndihemi si në periudhën e errët para Luftës II Botërore”, tha Erdoğan, duke iu referuar vendimit të SHBA-së.
Presidenti turk potencoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë sa më parë për t’i dhënë fund agresivitetit në rritje të Izraelit.
“Po të ishte gjallë Shekspiri dhe do të rishkruante sot Hamletin e tij, unë besoj se ai do ta bënte Princin Hamlet të thoshte të njëjtën gjë: ‘Bota është jashtë binarëve’”, tha Erdoğan, duke e cituar shkrimtarin e famshëm anglez.
“Është e pamundur të thuhet diçka tjetër kur vetëm javët e fundit, 50 persona në Palestinë u vranë nga snaiperë dhe rreth një mijë persona që kërkojnë vetëm të kthehen në shtëpitë e tyre u qëlluan me paramendim”, tha presidenti Erdoğan.