Italia konfirmoi se në vitin 2017 mbetej sërish me statusin e vendit të dytë me popullsinë më të moshuar në botë, pas Japonisë dhe rënies demografike, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave (ISTAT) në raportin vjetor.
”Prej vitit 2015, vendi ynë ka hyrë në fazën e rënies demografike. Ai regjistroi vdekjen e 100 000 banorëve mes viteve 2016 dhe 2017’’, thekson ISTAT.
Italia numëronte 60,5 milionë banorë më 1 janar 2018 ku 8,4% janë shtetas të huaj.
Shkalla e lindjeve, që përcakton numrin e fëmijëve nga gra mes moshave 20 deri në 49 vjeç, mbetet një nga më të ulëtat në botë me 1,34.
”Italia numëronte, më 1 janar të këtij viti, 168,7 persona të moshuar për 100 të rinj”, sipas ISTAT, një raport që e pozicionon këtë shtet menjëherë pas Japonisë.
Në 20 vite, ky raport do të shkojë në 265 kundrejt 100.
Jetëgjatësia është gjithashtu një nga më të lartat në botë me 80,6 vjeç për burrat dhe 84,9 për gratë./am/