FBI ka dhënë alarmin se mbi 1 mijë persona të radikalizuar në SHBA janë të gatshëm të kryejnë sulme terroriste. Byroja ben te ditur se këta persona janë në mbikëqyrje nga autoritetet.
Rikthehet alarmi për terrorizëm në SHBA. FBI po heton mbi 1 mijë të dyshuar si ujqër të vetmuar si dhe shumë terroristë vendas. Këtë e ka thënë drejtori i Byrosë, Kristofer Urej, gjatë një dëshmie në Senatin amerikan duke theksuar se “ujqërit e vetmuar në Shtetet e Bashkuara janë prioritet kryesor në luftën kundër terrorizmit”.
Dhe në këto mijëra hetime mbi ujqërit e vetmuar, theksoi ai, nuk përfshijnë ata të Al-Kaedës, hetimet ndërkombëtare dhe ato mbi terroristët vendas, shkruan abc news.
“Dhe ajo që i bën ata të komplikuar është se nuk ka shumë pika të përbashkëta mes këtyre njerëzve. Ata kanë për qëllim objektivat e butë, duke përdorur armë që janë të lehta për t’u përdorur si eksplozivë të improvizuar, makina, thika dhe pushkë”, nënvizoi numri një i Byrosë Federale të Investigimit.
Urej shtoi më tej se FBI është e angazhuar që të zbulojë më mirë çdo sinjal të mundshëm alarmi lidhur me këta terroristë që shpesh radikalizohen përmes internetit./sn/