Zgjidhje nuk do të ketë, kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes i Greqisë dhe partner koalicioni në qeverinë greke, Panos Kamenos, në një intervistë për “Alfa989”.
Lideri i “Grekëve të Pavarur” edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk do të votojë për emër të përbërë me termin Maqedonia, pa dallim nëse siç tha, do të quhet e Ilinditase, Shën Ilija, e Epërme, ose e Poshtme, Vardarska.
“Besoj se nuk do të ketë zgjidhje për emrin. Besoj pasi vetë shkupjanët e kanë bindur popullin e tyre në një mit që e ka ndërtuar Tito dhe që sillet rreth emrit “Maqedonia”. Unë kam pozicion të qartë, asnjëherë nuk do të votojë për emër që përmban termin “Maqedonia” ka thënë Kamenos.