Zyrtarët gjermanë kanë thënë se ka thyer rekord numri i britanikëve që janë pajisuar me shtetësi gjermane vitin e kaluar dhe krejt kjo mund të jetë e lidhur me referendumin e Britanisë për largim nga Bashkimi Evropian, transmeton AP.
Brexiti i ka detyruar shtetasit britanikë të kërkojnë pasaporta nga shtetet e BE-së në mënyrë që të ruajnë të drejtën për të jetuar apo punuar në vendet më të fuqishme në bllok.
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani ka thënë të mërkurën se 7,493 britanikë janë natyralizuar më 2017, duke shënuar trefishim të numrit të personave të interesuar për të ndërruar shtetësinë.
Britanikët janë listuar të dytët në këtë aspekt, pasi po kjo zyrë ka treguar se turqit kanë qenë në krye të listës sa i përket kërkesave për të fituar shtetësinë gjermane