Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar aktorin e Hollivudit Robert De Niro pasi ylli i kinematografisë e ka akuzuar atë me një fjalim të mbushur me këmbëngulje në një ceremoni çmimesh.
De Niro, i cili më parë ka thënë se do të donte të grushtonte presidentin, mori ovacione të forta për sulmin e tij të dytë me fjalë ndaj Trumo në Tony Awards. Por në një postim, Trump e përshkroi aktorin si “një individ shumë të ulët”.
“Unë e pashë atë … dhe me të vërtetë besoj se ai mund të jetë i dehur”, tha Trump.
Aktori De Niro, fitues i çmimit Oscar ka luajtur në disa filma boksi, duke përfshirë Raging Bull, dhe shpërthimet e tij me thirrje për grusht ndaj Trump janë ndjekur nga miliona shikues televiziv dhe kanë marrë një mbështetje të madhe me reagime në rrjetet sociale.
Aktori ka qenë prej kohësh një kritik i zëshëm i presidentit. Ai lëshoi një video gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, në të cilën e quajti Trump “një idiot” dhe një “katastrofë kombëtare”. Ai tha se do të shkonte në Itali nëse Trump zgjidhej president dhe qyteti ku jetonin gjyshërit e tij i ofroi atij “strehim” kur kjo ndodhi.
“Unë ndoshta do të duhet të shkoj atje”, tha De Niro me shaka në ditën kur u shpall rezultati.
Kjo nuk është hera e parë që Trump i është përgjigjur një ylli të Hollivudit që e sulmon atë gjatë një fjalimi. Vitin e kaluar, Meryl Streep kritikoi ashpër Trump në Golden Globes.
Por Presidenti ia ktheu me të njëjtën monedhë duke e etiketuar atë si “një nga aktoret më të mbingarkuara në Hollivud”.