Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Greqia dhe IRJ e Maqedonisë po fillojnë një epokë të re miqësie, bashkëpunimi dhe stabiliteti, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Xanakopulos në konferencën e rregullt me gazetarët.
Ai tha se përmes fjalëve dhe përpjekjeve të kuptojnë qytetarët tanë se zgjidhja është në favor të të dyja vendeve dhe se Greqia do të mbështesë përpjekjet e kryeministrit Zaev.
Xanakopulos me kritika ndaj opozitës Demokracia e Re rreth qëndrimit për marrëveshjen. Por theksoi se partitë e opozitës në të dyja vendet kanë qëndrime identike, “duke luajtur në kartën e ndarjes mes patriotëve dhe tradhtarëve”. Ai shprehu bindjen se ratifikimi I marrëveshjes në parlamentin grek do të kalojë pa asnjë problem.