Shqiponja e Botërorit e bërë nga Xhaka e Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë, është bërë e famshme në gjithë botën.
Në përkrahje të djemve shqiptarë të Zvicrës, nuk është se kanë dalë vetëm shqiptarët, por edhe personalitete të ndryshme të botës, sidomos ata të vendeve mike të shqiptarëve, shkruan gazetametro.net.
Një përkrahje e tillë, ka ardhur edhe nga gjenerali kroat, legjendë e gjallë e luftës së Kroacisë kundër Serbisë, Ante Gotovina, të cilin Beograi e quan “kasap i serbëve”.
Gotovina ishte edhe i akuzuar nga Haga për krime lufte ndaj serbëve, por tani është kthyer në liri.
Xhaka dhe Shaqiri kanë bërë krenar shqiptarët në gjithë botën, sa që për dënimin që FIFA u ka shqiptuar atyre, janë filluar iniciativa të mbledhjes së parave për të ua paguar gjobat. Së fundmi këtë iniciativë e ka përkrahur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.