Zvicra ka hedhur poshtë një program të dytë të zhvendosjes së azilkërkuesve të propozuar nga Bashkimi Evropian për të lehtësuar barrën e vendeve kufitare si Italia dhe Greqia.
Sipas gazetës zvceriane ‘Blick’, një zëdhënës nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka konfirmuar se Zvicra nuk do të ripërtërijë angazhimin e saj për të pranuar azilkërkues nga vendet e Evropës Jugore.Kombi alpin kishte marrë pjesë në programin e parë të zhvendosjes në vitin 2015, duke u zotuar të merrte 1 mijw e 500 azilkërkues nga Italia dhe Greqia.
Deri tani, 902 azilkërkues nga Italia dhe 579 nga Greqia janë pranuar në programin e parë të zhvendosjes, shkruan Albinfo.ch.
BE kishte nisur një program të dytë të zhvendosjes vjeshtën e kaluar dhe në një letër nga komisioneri i BE për emigracionin Dimitris Avramopulos, gjithashtu u kërkua nga Zvicra që të akomodojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Kërkesa u refuzua.
Sipas SEM, nuk ka më njerëz të mjaftueshëm në Greqi dhe Itali që përmbushin kriteret për rivendosje, thotë artikulli i botuar të dielën.
Sipas këtyre kritereve, personat duhet të jenë regjistruar nga autoritetet e migracionit të BE përpara tetorit 2017 dhe kanë një shans shumë të lartë për marrjen e një vendimi pozitiv për azil.