Krokodili për të cilin supozohet se është më i vjetër se 60 vjet, dilte nga uji kohë pas kohe në afërsi të rampës për hipje në anije në lumin Katherine. Ai është i gjatë 4 metra dhe 71 centimetra dhe është krokodili më i gjatë i kapur ndonjëherë.
Rekordi i gjertanishëm ishte kapja e krokodilit të gjatë “vetëm” 4,6 metra.
Pasi që e kanë nxënë, e kanë lidhur fortë për rimorkio, ia kanë siguruar gojën dhe ia kanë mbuluar sytë në mënyrë që transporti të jetë sa më i sigurt.
Tracey Dulding, udhëheqës i rajonit ku kishte jetuar krokodili, thotë se e kanë nxënë krokodilin dhe e kanë transportuar në një lokacion tjetër në mënyrë që të shmanget “kontakti i tij” eventual me njerëzit…, transmeton Insajderi.com.
Zvarraniku u transportua në një fermë të krokodilëve në rajonin e njëjtë.
Përndryshe, në këtë rajon vetëm sivjet janë gjuajtur dhe transportuar 187 krokodilë. Renxherët i paralajmërojnë vizitorët se këtu ekziston rreziku mjaftë i madh prej tyre dhe se duhen të ruhen.
Australia është e njohur për këta kafshë ekzotik por edhe shumë të rrezikshëm ku jetojnë rreth 150 mijë krokodilë. Autoritetet rregullisht i largojnë sa më larg qyteteve dhe fshatrave.
Vetëm në vitin 2017 në rrethinë e qyteteve të Territorit Verior siç janë Darwin, Palmerstone dhe Katharine, janë kapur 371 krokodilë, dhe sivjet gjer tani janë kapur 190 sish./Insajderi.com./