Ballina Aktualitet Rajoni Ballist Morina, lirohet nga burgu

Ballist Morina, lirohet nga burgu

Tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina – Ballisti, është liruar nga burgu.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballisti, që ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ismail Morina u arrestua më 10 qershor të vitit të kaluar në Kroaci, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe. Ai kërkohej nga Serbia, si i akuzuari kryesor për ngritjen e dronit me flamurin “Autochtonous”, mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në tetor të 2014-ës.

Në Kroaci, Ismail Morina iu nënshtrua një sërë procesesh gjyqësore, për të shmangur ekstradimin në burgjet serbe, transmeton tch.

Më 28 mars, Kroacia vendosi të transferojë Ballist Morinën drejt Italisë. Mesditën e sotme, Ismail Morina postoi një foto me konsullin shqiptar në Bari, Adriatik Haskaj, teksa ka falënderuar autoritetet shqiptare, italiane dhe kroate, që ndihmuan në dhënien e drejtësisë për të.

@tn.lajmelokale
@tetovanews