Ashtu siç kishte premtuar e paralajmëruar para një muaji e gjysmë lideri i Partisë Radikale të Serbisë dhe i akuzuari për krime lufte në ish-Jugosllavi, Vojislav Sheshel, ndodhi dje në Serbi: u liruan nga burgu ata që fajësoheshin, ndër të tjera, edhe për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq dhe për vrasje të tjera, transmeton Koha.net.
Dje, Gjyqi i Posaçëm në Beograd, në aktgjykimin e shkallës së parë e ka liruar nga aktakuza Milorad Ulemek – Legijan, Zvezdan Jovanoviqin dhe të gjithë pjesëtarët e ish-Njësisë për operacione speciale (JSO) që më pas nga mediet serbe u quajt klani i Zemunit.
Legija dhe Jovanoviq ishin të dënuar me nga 40 vjet burgim dhe fajësoheshin, ndër të tjera, edhe për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq, përcjell “blic” i Beogradit.
Në shpalljen e aktgjykimit të ri kishte marrë pjesë edhe Vojislav Sheshel.
Gjatë muajit maj Sheshel i kishte vizituar këta dy të burgosur dhe kishte thënë se Legija nuk ka shprehur keqardhje për vrasjen e Gjingjiqit.
Ai atëherë po ashtu tha se te Legija ka shkuar, ashtu sikurse paralajmëroi “për të liruar së bashku Kosovën”.
“Unë do t’u dërgoj atyre një mesazh se Serbia është duke pritur që Legia dhe Zvezdan ta çlirojnë Kosovën”, tha atëbotë Sheshel.