Sot FIFA në faqen e saj zyrtare, ka përzgjedhur 18 nga golat e këtij Kampionati Botëror që sapo u mbyll për t’u votuar nga publiku si goli më i bukur, transmeton Gazeta Metro.
Siç thuhet në faqen e FIFA’s, në sondazh do të marrin pjesë 17 lojtarë ndërkohë për Francën goli që kandidon është ai i Benjamin Pavard kundër Argjentinës.
Ndërkohë, i vetmi futbollist që konkurron në këtë klasifikim me dy gola është rusi Denis Cheryshev.
Ndryshe, edhe shqiptari Adnan Januzaj garon për Belgjikën.
Më poshtë keni linkun për të votuar golin më të bukur të Botërorit:
LINKU KËTU:/Gazetametro.net