Ballina Aktualitet Lajme Reçica e Vogël ende vuan pasojat e vërshimeve (VIDEO)

Reçica e Vogël ende vuan pasojat e vërshimeve (VIDEO)

Fshati Reçicë e Vogël në Tetovë që dikur kishte gjallëri, pastërti dhe lëvizje të vazhdueshme të studentëve, tanimë është lënë tërësisht pasdore. Papastërti e madhe, rrugë të shkatërruara që nga përmbytjet e para 3 viteve. Kjo është gjendja e tanishme. Banorët ankohen për neglizhencën nga Komuna.

“Shumë pengon, pluhur ka shumë, kur del në rrugë kryesore pengo. Telefonojmë në komunë nuk vinë, veç gënjejnë do vijmë sot do vijmë nesër dhe s’ka nuk vijnë”, tha një banor.

“Edhe rruga pengon edhe kanali duhet të bëhet deri lartë, normal që pengojnë këto gjëra, çdo gjë pengon”, u shpreh një tjetër banor.

Përderisa vitin e shkuar nga komuna e Tetovës thoshin që kanë bë projektin dhe kanë ndarë fonde për asfaltimin e kësaj rruge dhe meremetimin e kanalit, e cila ka marrë tanimë pamjen e një getoje sivjet ndryshojnë deklaratat. Nga komuna thonë se duhet pritur UNDP dhe projekti i saj”.

Jemi në bashkëpunim intensiv sa i përket projekteve dhe planit aksionar me partnerët tanë nga UNDP, në fakt të jemi të sinqertë ne e kemi të lidhur atë pak a shumë me projektin e shkollës, dhe meqë presim përfundimisht të fillojë të lëviz çështja e projektit të shkollës dhe kur të fillojë të lëviz ajo, komuna do e fillojë rekonstruimin e plotë të rrugës me standardet siç punojmë në çdo vend – deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovë.

Njëjtë sikurse rruga e fshatit Reçicë e Vogël, janë edhe shumë fshatra të tjerë të Malësisë së Sharrit dhe Poroji.

Bashkim Sulejmani

@tn.lajmelokale
@tetovanews