Kristiano Ronaldo ka shkëputur çdo gjë që e lidh me Madridin.
Portugezi do që të fshijë çdo gjë që i përket jetesës në kryeqytetin spanjoll, ndërsa bëhet e ditur se ai ka vendosur të nxjerrë në shitje shtëpinë e tij luksoze në Madrid.
E gjitha kjo vjen sepse Ronaldo nuk do që ti paguajë më asnjë taksë shtetit spanjoll pasi nuk ka pasur drejtësi për të.
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se edhe hotelin që Ronaldo e kishte në ndërtim e sipër i ka ndërprerë punimet.