11 trajnerë janë emëruar si kandidatë për çmimin e FIFA-s, trajneri më i mirë.
Fituesi i mëparshëm i këtij çmimi, Zinedine Zidane, është kandiduar përsëri pasi fitoi titullin e Ligës së Kampionëve.Bashkëkombësi i tij, Didier Deschamps, është gjithashtu ndër favoritët pasi triumfoi me Francën në Kupën e Botës.
Në procesin e vendimmarrjes do të jenë të përfshirë fansat, gazetarët, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve.